Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime të qytetarëve të vendbanimeve të zonës kufitare të komunës së Likovës dhe komunës së Preshevës, pas vizitës së zv/kryeministrit maqedonas Koço Angjushev në Beograd, i cili kishte në agjendë përshpejtimin e ndërtimit të pikës së përbashkët kufitare Tabanoc – Preshevë.
“Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët”, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq.
Ministrja Mihajlloviq theksoi se takimi me Angjushevin ishte efikas dhe se u arrit marrëveshje për një përpjekje të përbashkët për fillim të shpejtë të ndërtimit të vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.
Por qytetarët e Preshevës dhe të komunës së Likovës dhe Kumanovës thonë se nuk duhet të anashkalohet pika kufitare Llojan – Miratoc, e cila lidh këto zona që kanë lidhje të ngushta familjare dhe që ndikojnë në uljen e fluksit të kalimeve në Tabanoc. Kërkesën për hapjen e kufirit e ka bërë edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili është zotuar se gjatë andatit të tij do ta realizojë këtë synim. Por nga ana tjetër, tek pala e Shkupit nuk është prioritet hapja e kësaj pike kufitare./INA/
Data 11.02.2025
Aktuale
- Deputetja Bushka nën hetim nga SPAK, Berisha: E kam denoncuar me dhjetëra herë, propozoi t’i shtohet 500 milionë lekë djegësit të Tiranës
- Spasovski: Institucionet duhet ta forcojnë sistemin për sigurinë në komunikacion dhe në shkolla
- “Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin”, Lladrovci parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
- PZAP shqipton gjobitje të rënda për partitë politike: Kjo është arsyeja
- Zëri i Amerikës: Arrestimi i Veliajt, Rama ngre pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme
- Babai ka luftuar me UÇK-në/ Jozi flet për herë të fundit për debatin me Gjestin
- Presidentja e Kosovës takon nënpresidentin amerikan Vance, shpreh mirënjohje për aleancën me SHBA-në
- Prokuroria në Shkup nis hetime për tentativë përdhunimi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin