Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së Federika Mogerini, më 19 prill do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë gjatë vizitës që do të realizojë në Shkup me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han.
Vizita e tyre vjen një ditë pas publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, nga i cili Qeveria pret rekomandim të pastër për çeljen e negociatave.
Për përmbajtjen e raportit dhe çështjet tjera të procesit integrues, është biseduar edhe në takimin e sotëm në Bruksel mes Mogerinit dhe zëvendës kryeministrit për çështje Evropiane Bujar Osmani. Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar shefen e diplomacisë Evropiane me punën e bërë në zbatimin e planit 3-6-9, si dhe për pengesat tjera në rrugën e Euro integrimit.