Policia ka paraqitur kallëzim penal kundër M.M.(47) nga Kumanova për kryerje të veprës penale të vazhduar “shfrytëzim i dokumentit me përmbajtje jo të vërtetë”, i cili është i dyshuar se në mënyrë të paligjshme është pajisur me diplomë fakulteti, magjistrature dhe doktorature dhe me to ka arritur angazhim si profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike në Shën Nikollë dhe ka aplikuar për dhënien e provimit juridik.
Për këtë rast është paraqitur kallëzim penal kundër B.R.(46) nga Shkupi për kryerje të veprës penale “falsifikim të dokumentit”, V.M.N. (58) nga Shtipi për kryerje të veprës penale të vazhdueshme “, si dhe për A.I. (38) nga Shtipi për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
B.R. si udhëheqës i çështjes së studentëve të Universitetit “FON” Shkup në dosjen elektronike dhe materiale të M.M. ka vendosur të dhëna të pavërteta se ai, inspektor kryesor në drejtimin për të huaj dhe riatdhesim në Qendrën rajonale për Punë kufitare “Veri”, ka dhënë provimin, pas çka ka përgatitur vërtetim dhe e ka dhënë në nënshkrim dhe konfirmim te dekani i fakultetit për shkenca juridike dhe rektorit të universitetit.
Me këtë i ka mundësuar që të pajiset me diplomë për përfundimin e ciklit të studimeve. Pas kësaj M.M., edhe krahas asaj se e ka ditur se vërtetimi dhe diploma përmbajnë të dhëna të pavërteta, i ka shfrytëzuar gjatë regjistrimit të ciklit të dytë të studimeve të specializuara dhe ciklit të dytë të studimeve të magjistraturës në fakultetin e shkencave juridike pranë Universitetit FON në Shkup.
Gjatë studimeve të magjistraturës B.R. përsëri në dosjen elektronike dhe materiale të M.M. ka vendosur të dhëna të pavërteta se ai ka dhënë provim, edhe krahas asaj që profesori nuk e ka shënuar notën dhe nuk e ka nënshkruar fletëparaqitjen, me çka i ka mundësuar që në mënyrë joligjore të pajiset me vërtetim për provime të dhëna nga cikli i dytë dhe diplomë për magjistër të shkencave juridike. M.N. ato vërtetime dhe diploma edhe krahas asaj që e ka ditur se përmbajnë të dhëna të pavërteta në shumë raste i ka përdorur duke i lënë si dëshmi për shkollim të përfunduar në dosjen personale në MPB të RM-së, ndërsa me qëllim që në bazë të vërtetimeve dhe diplomave të tilla më shpejtë të përparojë në shërbimin dhe sistemin e karrierës në MPB.
Në vitin 2011 vërtetimet dhe diplomat sërish i ka përdorur gjatë regjistrimit të studimeve të doktoraturës në Fakultetin për Turizëm dhe Hotelieri në Ohër, me ç’rast ka cituar edhe një të dhënë të rrejshme se në vitin 1994 ka diplomuar në Fakultetin matematiko-natyror pranë universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.
Në dhjetor të vitit 2013, sërish diplomat i ka përdorur në një institucion privat të arsimit të lartë për studime të biznesit “Euro kolexh” në Kumanovë gjatë procedurës për zgjedhje të docentit në fushën mësimoro-shkencore “menaxhment në doganë dhe shpedicion dhe tjera”, ndërsa gjatë vitit 2014 dhe vitit 2017 i ka shfrytëzuar në procedurë për marrjen e pajtueshmërive për kryerjen e veprimtarisë shtesë në MPB të RM-së.
M.M. në vitin 2015 dhe 2016 me diplomat ka aplikuar për angazhim si profesor në Universitetin sllav ndërkombëtar “Gavrilo Romanoviq Dërzhavin” në Shën Nikollë ku është angazhuar si profesor për çka gjatë vitit 2015, 2016 dhe 2017 i është paguar kompensimi në vlerë prej 272.300 denarë. Ai vitin e kaluar diplomat kontestuese i ka përdorur edhe gjatë aplikimit për dhënien e provimit të jurisprudencës në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas denoncimit, i paraqituri i katërt A.I. si dekan i Fakultetit të Shkencave juridike pranë Universitetit ndërkombëtar sllav “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” – Shën Nikollë-Manastir i ka vendosur në fuqi vendimet për zgjedhje të M.M. si profesor, edhe pse e ka ditur se janë joadekuate me rajonin dhe fushën në të cilën ka doktoruar, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për arsim të lartë dhe i ka mundësuar të fitojë interes pronësor kundërligjor në vlerë të tërësishme prej 272.300 denarësh.
Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 8 shkurt të këtij viti i paraqituri i tretë V.M.N. si këshilltar – inspektor shtetëror i arsimit, gjatë kontrollit inspektues të jashtëzakonshëm në universitetin FON Shkup, në bashkëpunim me inspektorët e MPB-së, gjatë kontrollit në dosjen elektronike dhe materiale të të paraqiturit të parë i cili ka krijuar procesverbal të rrejshëm të cilin e ka vërtetuar dhe konfirmuar me nënshkrimin dhe vulën e tij nga Inspektorati arsimor shtetëror.