Bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë dhe Gjermanisë është në nivel të lartë. Republika Federale e Gjermanisë është partneri i parë tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe gëzon ajo që bashkëpunimi në mënyrë plotësuese po plotësohet, ka vlerësuar zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në takim me delegacion nga Kuvendi federal gjerman, i kryesuar nga Gunter Krihbaum, kryesues i Komitetit për marrëdhënie me BE-në në Bundestag.
Siç njoftoi Kabineti i Angjushevit, ai ka theksuar se në Maqedoni punojnë rreth 200 kompani me kapital gjerman dhe se Gjermania është vend me të cilin Maqedonia ka suficit më të madh në këmbimin tregtar, i cili në vitin 2017 ishte mbi 1,5 miliardë euro.
“Është kënaqësi që në dy muajt e parë të vitit 2018, në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2017, është shënuar rritje prej 27 për qind në këmbimin tregtar midis dy vendeve dhe mbi 30 për qind rritje të eksportit në Gjermani, që tregon se bashkëpunimi po avancohet dhe po rritet”, ka theksuar zëvendëskryeministri Angjushev.
Ai i ka njoftuar parlamentarët gjermanë me serinë e masave të miratuara ekonomike me të cilët fuqimisht mbështetet industria në vend, nxiten investime të reja dhe ka theksuar se këto masa janë mundësi e shkëlqyeshme për investime nga kompanitë gjermane ekzistuese dhe të reja.
“Masat nga Plani për rritje ekonomike do ta lëvizin ekonominë e Maqedonisë. Përmes implementimit të tyre stimulohen investime të reja, zhvillimi teknologjik dhe inovacionet, që do të sjellë deri në konkurrencë më të lartë të kompanive të cilat punojnë këtu, ndërsa me këtë vende të reja të punës dhe paga më të larta për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, ka potencuar Angjushev.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar se qeverisja e të drejtës dhe situata stabile politike janë të domosdoshme për investuesit që të ndjejnë siguri në kapitalin e tyre dhe se kjo është bazë që të sigurohet rritje ekonomike. Përfaqësuesit e Bundestagut kanë theksuar se zbatimi i reformave të cilat i ndërmerr Qeveria e Maqedonisë në të gjithë sferat janë bazë e mirë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe kanë shtuar se anëtarësimi në këto organizata do të kontribuojë për ardhmëri më të ndritshme për gjeneratat e reja.
“Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se Qeveria është e përkushtuar në agjendën reformuese, ndërsa se do të shfrytëzohen përvojat dhe dijenia gjermane në implementimin e sistemit dual të arsimit, për prodhim të kuadrove kualifikuese dhe cilësore për nevojat e ekonomisë”, njoftoi Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike.