Anëtarësimi në NATO do të thotë edhe një aleatë plus për mbrojtje nga problemet e masave globale, siç është terrorizmi dhe sulmet kibernetike, vlerëson zëvendësministri i mbrojtjes Bekim Maksuti. Sipas tij, për Maqedoninë është e mirëseardhur përvoja që sjell NATO, duke shtuar se aleanca veri-atlantike është shumë më shumë se vetëm një bashkim i trupave ushtarak.
“NATO nuk është vetëm ushtri, nuk është vetëm trupa, tanke e kështu me radhë por paraqet, edhe një platformë të mjaftueshme politike, e cila mund të adresojë edhe probleme të ndryshme siç është krimi i organizuar, siç janë krimet kibernetike”, tha Bekim Maksuti, zv/ministër i Mbrojtjes. Profesori Universitar Nano Ruzhin vlerësoi se Maqedonia, e njohur si kryeqyteti botëror i lajmeve të rrejshme është gjithmonë nën kërcënim nga sulmet e internetit. Ai duke folur për vlerat dhe efektet pozitive nga anëtarësimi në NATO, tha se vendi ynë nuk ka as edhe një ligj për përdorimin e internetit dhe përvojat e Aleancës do të na ndihmonin shumë në këtë drejtim.
“Për fat të keq ne jemi ende larg. Si shtet aspirant për anëtarësim kemi disa kontakte, jemi partner i Aleancës, por prapë se prapë jemi larg nga ajo që quhet mbajtje kibernetike. Tek ne ende nuk ekziston ligj për këtë, por nuk ekzistojnë as normat juridiko-ligjore që do ta rregullonin këtë domen të rëndësishëm”, u shpreh Nano Ruzhin, profesor universitar.
Ndryshe, rreziku nga terrorizmi dhe sulmet kibernetike u fol edhe në konferencën e sotme, të organizuar nga zyra e NATO-s dhe fakultetit ekonomik në USHKM. Në këtë punëtori u diskutua në aspekt të analizimit të sfidave të mundshme për sigurinë nga të ashtuquajturat luftërat e reja, rreziqet hibride, sulmet kibernetike etj. /tv21/