Kryetari i Komunës së Çairit dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat – Shkup” Senad Smailoviç, pas takimit të punës që e realizuan sot në Komunën e Çairit dhe konstatimit të gjendjes faktike të rrugëve të Çairit vendosën që sanimin e rrugëve në Komunën tonë ta realizojnë në dy faza. Faza e parë ka filluar nga dita e sotme dhe do të përfshij rrugët e Çairit të vjetër: Pavle Iliç, Dobri Daskalov, Emin Duraku, Krsto Asenov, Resenska, Arhiepiskop Dositej, Strumiçka, Vukovarska, Dizhonska, Luba Stoilkovic, Vëllezërit Rexhepagiç, Ferid Zairi, Metodija Mitevski, August Cezarec, Nikolla Maleshevski, Ronald Regan, Bllagoja Paroviç, bul. Brigada Maqedono Kosovare, bul. Brigada Maqedono Kosovare – rrugica #3, Llazo Tërpovski, Ferid Murati dhe rruga Xhon Kenedi. Faza e dytë do të përfshijë gjitha rrugët e tjera në territorin e Komunës së Çairit.
Data 11.02.2025
Aktuale
- EMRI/ Atentat me armë zjarri në hyrje të Lezhës, plagoset një 29 vjeçar
- Fetai: Raporti i Transparency international është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM dhe BDI
- Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump
- Mes tensioneve për të ardhmen e Gazës, Trump dhe mbreti i Jordanisë Abdullah do të takohen në Uashington
- Pse po e braktisin shtetin e Kosovës: Një shqetësim në rritje
- Veliaj reagon sërish nga burgu: Blerjet online të gruas janë të gjitha të deklaruara! Në shtëpinë tonë s’ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë
- Qeveria urdhëroi nisjen e iniciativës për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevski!
- (VIDEO) Një i vrarë dhe dy të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në Çair