Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë nga komuna e Sarajit, Gjorçe Petrovit, Qendrës, Karposh dhe Shuto Orizare.
Nga ora 08:30 deri në ora 10:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga fshatrat Kondovë, Kuçkovë, Bojanë, Kopanicë, Rahçe, Graçanë, miniera në Radushë, Vele Pole dhe Karrakolli Çashkë në Komunën e Sarajit dhe Gjorçe Petrovit.
Nga ora 08:30 deri në 14:00 do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Kozara” nga nr. 15 deri nr. 38 në Komunën Qendër, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 konsumatorët nga rruga “Orce Nikollov” nr.155 dhe Qendra për gjuhë të huaja në Komunën e Karposhit dhe nga ora 09:00 deri 15:00 konsumatorët nga rruga “Pellagonia” në komunën e Shuto Orizares. /koha.mk/