Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, ishte në ndërtesën e Ministrisë në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Në një deklaratë për mediat, Ristovski tha se ishte në zyrën e tij, por pasi u aktivizua alarmi, ai u evakuua së bashku me punonjësit. Ai deklaroi se zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale.
“Ne nuk e dimë se cili është shkaku i zjarrit. Pres që të vazhdojnë hetimet”, tha Ristovski. Ai shtoi se zyrat ku janë mbajtur dokumentet nuk janë shkatërruar. /SHENJA/