Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE), ka realizuar takim pune me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së, kumtoi partia, njofton Portalb.mk.
Në takim është diskutuar për gjendjen politike dhe ekonomike në vend, ndërkaq Mickoski e ka kritikuar pushtetin në lidhje me reformat, të cilat ashtu siç ka theksuar, e largojnë Maqedoninë nga agjenda evropiane.
“Mungesa e kapacitetit demokratik, krijimi i ndarjeve, por edhe mosrealizimi i reformave në shtet e largojnë Maqedoninë nga agjenda evropiane dhe na rendit në radhën e vendeve më të korruptuara”, ka deklaruar Mickoski duke shtuar se politikat ekonomike rezultojnë me varfërim të qytetarëve.
Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE është parti politike e cila beson se është në interes strategjik që Republika e Maqedonisë sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe do ta përkrah çdo proces që është në atë drejtim.