Lagja më e madhe shqiptare në qytetin e Kumanovës, “Lagja e trimave” me ditë të tëra është pa ujë, raporton Almakos.
Arsyeja e mungesës së ujit në këtë Lagje është një defekt i madh që ka ndodhur në gypin qendror i cili e furnizon me ujë një lagje me mbi 15.000 banor.
Ndërmarrja komunale “Ujësjellës dhe kanalizim” edhe pse është në terren, nuk është duke arritur që në kohë të kryej të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, gjë që është duke i shqetësuar tërë qytetarët e Lagjes së trimave.
Qytetarët po ankohen për mungesën e ujit dhe kanë humbur shpresat në rregullimin e këtij problemi esencial të tyre.
Përndryshe deri më sot në Lagjen e trimave në Kumanovë nuk ka pasur asnjë reagim nga partitë politike shqiptare të cilat gjatë kohës së zgjedhjeve kërkuan votën e banorëve të kësaj lagje. As BDI-ja e cila është në pushtet, as Lëvizja Besa, Aleanca e PDSH-ja nuk kanë bërë as reagimin më të vogël për këtë problem./Almakos/