Një burrë nga SHBA-të është dënuar me 10 vite burg pasi që brutalisht e ka rrahur qenin e tij me emrin Papi Do, i cili, për shkak të rëndesës së lëndimeve është dashur që të mbytet me injeksion, transmeton Almakos.
Ashtu si përcollën mediet amerikane, Radosllav Cerkavski (36) me 27 mars të këtij viti është shpallur fajtor në 12 pikat e akuzës për abuzim dhe torturim ndaj kafshëve. Kur pas 10 viteve do ta kryeje burgun, do të aktivizohet edhe një dënim shtesë prej dy viteve me kusht, njashtu e ka të ndaluar deri në fund të jetës që të vije në kontakt me ndonjë qen.
Vrasësi i Almir Aliut, Boban Ilic, i cili para syve të botës përmes video incizimit u pa se si e ka kryer vrasjen, nga Gjykata Themelore në Kumanovë dënohet me 6 vite burg./Almakos/