Katër veta deri tani janë ndaluar nga policia për shkak të incidentit të armatosur mbrëmë në Reçicë të Vogël të Tetovës. Këto janë të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme, informon INA.
Por siç mësohet, në kërkim janë edhe persona të tjerë për tu marrë në pyetje për incidentin fatal ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërsa dy të tjerë përfunduan të plagosur. Shkaqet e përleshjes deri tani nuk janë të njohur, por Ministria e Brendshme pritet që gjithçka të zbardhë në një konferencë të organizuar me gazetarët.
Incidenti ndodhi 300 metra nga selia e partisë shqiptare në pushtet BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe se personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin aktivistë të kësaj partie. Mediat raportuan se incidenti ka shpërthyer për motive politike, por BDI përmes një komunikate përgënjeshtroi këtë, duke theksuar se personat nuk kanë qenë në selinë partiake dhe se incidenti nuk ndërlidhet me subjektin e tyre politik.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Video e rrallë e komandantit legjendar Adem Jashari, publikohet në kujtim të një ikone
- E pyeti se përse e mori në krevat Rizartën, Gjesti – Eglit: Nuk mund të ta them tani
- Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB
- SPAK dhe GJKKO hodhën poshtë pretendimet e Veliajt për fyerje, reagon sërish kryebashkiaku i Tiranës: Ftoj gjykatën të publikojë audion dhe qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë
- Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty
- Kurti uron Merzin për fitoren dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani
- Janevska: Është rritur mbështetja financiare për multikulturalizmin
- 8 dekada punë, Kryqi i Kuq organizata humanitare më e madhe në botë