Për vendimin e sotëm të gjykatës për rastin e Almir Aliut, juristi Naser Ziberi për TV Alsat ka thënë se vendimi i tillë është rasti më i shëmtuar i gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë, njofton Medial.mk.
“Dënimi i babait të viktimës është i pakuptimtë dhe kjo flet për politikën e shëndrimit të viktimës në agresorë, që është qasje a gabueshme e gjykatës, ndërsa agresorët ose i dënon me dënime minimale ose i shfajëson tërësisht siç është rasti me vëllaun e Boban Iliçit. Ky rast do të jetë një nga egzemplarët më të shëmtuar të gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë”, thotë Ziberi./Medial.mk/