Deri të shtunën do të ketë reshje të shiut, ndërsa gjatë festave të Pashkëve moti do të jetë stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë.
Nesër ende do të jetë ngrohtë, por do të ketë reshje të përkohshme të dobëta të shiut, ndërsa në orët e pasdites vende vende reshjet do të jenë përmbytëse të përcjelja me reshje. Reshjet do të vazhdojnë gjatë natës të premten dhe të shtunën paradite.
Reshje më intensive priten në pjesët veriore dhe lindore nesër dhe pasnesër. Të premten do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave ditore.
Të premten dhe të shtunën temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë, ndërsa të dielën dhe të hënën 23 gradë.