Qeveria në mbledhjen e djeshme të 62-të solli vendim që raporti i revizionit për MEPSO-n për vitin 2016 t’i dërgohet Prokurorisë themelorere publike me qëllim të kontrollit plotësues të dy rezultateve indikative dhe fillim të procedurave të mundshme, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
“I pari ka të bëjë me blerjen e pronës. Në vitin 2011 MEPSO mori ofertë për të blerë pronë prej 2.178 metrave katrorë me çmim prej 3,7 milionë euro, që e refizoi. Dy vite më vonë, pronën e njejtë, personi tjetër juridik ia shet MEPSO-s me çmime prej 4,8 milionë eurove”, deklaroi Boshnjakovski.
Informata e dytë, theksoi ai, ka të bëjë me kohën e ndarjes së Elektroekonomisë së Maqedonisë, kur një pjesë e rrjetit në proinësi të MEPSO-s nuk ishte regjistruar në kadastër si pjesë e pronës së kompanisë.
“Këto objekte EVN i ka dhënë me qira dhe ka marrë kredi hipoteke, Në raportin e revizionit është cekur se kjo situatë duhet të spastrohet, përkatësisht se prona është në pronësi të shtetit”, deklaroi Boshnjakovski.
I pyetur për cilin person udhëheqës në MEPSO bëhet fjalë. Boshnjakovski tha se bëhet fjalë për vitin 2016, por emrat e saktë nuk i din.