Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin e festave, 8 prilli (e diell), Dita ndërkombëtare e Romëve është ditë jo pune për qytetarët e komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë.
Nga Ministria, qytetarëve të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë ua urojnë Ditën ndërkombëtare të Romëve.