Portali në gjuhën Maqedonase DokazM është publikuar një letër që thuhet të jetë nga qytetarët në të cilën të njejtit pyesin se kush është shkaktari i kaosit të madh të trafikut në Qytetin e Shkupit dhe se pse ndihmës drejtori i MPB-së në departamentin e trafikut nuk shkarkohet. Ja letra e plotë e publikuar në DokazM.
Letër nga Qytetarët
Bëhet fjalë për një problem të pazgjidhur të kaosit që shkaktohet në trafik në lagjet e Shkupit, të cilën duhet ti zgjedh departamenti I trafikut me të cilin udhëheq zotri Sali Sali. Përse I njëjti nuk është I shkarkuar dhe kush do të mbaj përgjegjësi për gjendjet e tilla.
Në të kundërtën mësojmë se I njëjti, Sali Sali I cili është ndihmës drejtor në MPB ishte në komandën e argjend në shtabin operativ në kohën e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Qytetarët po pyesin se si një kuadër I tillë jo professional udhëheq me një department a thua vallë ska kush ta zëvendësoj?
Shkrimin origjinal në gjuhën maqedone mund ta gjeni në këtë vegëz DOKAZM