“Kjo nuk është shtëpi për mua, kjo është xhami. Ta dinë se kanë ndreçë një xhami në këtë jetë…”
Kështu e quan Vebije Tahiri banesën e saj të re të cilën nuk është e detyruar ta paguajë me qira sikurse më parë. Pas kronikës së televizionit Shenja në të cilën përcollëm fatin tragjik të nënës Vebije, e cila numëronte paratë çdo muaj me frikë se a do t’i ngelin për qira, ilaçe e ushqim, shoqata Jetimat e Ballkanit ka gjetur një vendstrehim të sigurt për këtë familje.
Vebije Tahiri
“Unë vetëm kam dashur një odë të vogël për ta futur kokën brenda. Por se kam ditur se kështu do të bëhet. Smundesha të besoj. Kjo më duket si ëndërr, çudi. Unë në jetën time asnjëherë nuk kam parë kështu gjërash, nuk kam jetuar kështu”
Nëna Vebije falënderon ata që ia mundësuan ta bëjë gjumin rehat, pa frikë se kur do të ngelet në rrugë dhe uron që fatin e saj të mirë që e ka tani ta gëzojnë gjithë ata që kanë nevojë.
Vebije Tahiri
“Faleminderit Shenjës, Halil Kastratit, donatorëve që kanë ndihmuar. Ishalla Zoti jua jep gjithë të mirat. Jam gëzuar shumë. Nuk kam parë kësi gëzimi kurrë në jetë. Ishalla Zoti ju jep të gjithë të mirat, të gjithëve”
Djali i saj Ali Tahiri i cili vuan nga sëmundje nervore, po ashtu nuk e fshehte dot gëzimin për shtëpinë e re. Herën e parë kur e takuam ishte i heshtur dhe vështronte vetëm nënën e cila qante nga halli, ndërsa tani, atij i ka ndryshuar fytyra dhe buzëqesh gjatë tërë kohës.
Ali Tahiri
“Si u ndjeve kur e pave banesën e re?
Se di çfarë të them. U gëzova shumë.
Tani që e keni banesën, çfarë do të kishe dasht tjetër me pas?
Asgjë. Tani e kemi banesën. Asgjë tjetër nuk na duhet”
Familja Tahiri tani jeton në një banesë afro 60 metër katrorëshe dhe në të ka vend të mjaftueshëm për fjetje dhe qëndrim ditor të dy familjarëve. Por tani, edhe vajza e Vebijes, e martuar në fshat në poashtu familje me probleme ekzistenciale, do të ketë një vend për vizitë tek nëna e saj. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/