Pasi që disa nga falsifikuesit e dokumentacionit të mëparshëm të Lëvizjes BESA dolën sot në media me deklarimin për gjoja marrjen e legalitetit të Lëvizjes BESA, dëshirojmë të sqarojmë për opinionin e gjerë se ky është mashtrimi i tyre i radhës.
Në fakt, fjala është për vendimin e shkallës së parë, i cili është sjellë në bazë të dokumenteve të falsifikuara nga ish përfaqësuesi juridik i Besës. Por, kontesti vazhdon.
Këtu po sqarojmë se Gjykata Themelore do të prononcohet përsëri pasi që së shpejti pritet vendimi Gjykatës Administrative për falsifikimin e dokumenteve dhe zhvlerësimin e tyre, por edhe epilogu i padisë nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj Falsifikuesit, gjë që detyrimisht pritet ta ndryshojnë edhe vendimin e shkallës së parë.
Prandaj e ftojmë anëtarësinë dhe elektoratin e Lëvizjes BESA që të mos bien pre e mashtrimeve të atyre që dinë të falsifikojnë gjithçka dhe që në fund përmbyten në falsifikimin e vetvetes së tyre. Siç ka ndodhur edhe më parë me disa subjekte të tjera.