Bisedat e përgjuara telefonike ia hapën popullit sytë për ndodhitë e këqija dhe nxorrën në pah dhjetëra raste të montuara politikisht falë Gjorgji Llazarevskit dhe Xvonko Kostovski, vlerëson ish shefi i DSK-së Sllobodan Bogoevski. Gjatë konferencës së shoqatave për denoncimin e rasteve të montuara politike, Bogoevski kujtoi se pa bombat, opinioni asnjëherë as nuk do ta kishte idenë se çfarë dëmi ka bërë pushteti i Gruevskit ndaj qindra fate njerëzish.
Sllobodan Bogoevski, ish shef i DSK-së
“Kur kishte heshtje të plotë. Dy persona, treguan një guxim të madh dhe e vendosën jetën e tyre, punën e tyre, jetën e familjeve të tyre në rrezik. Gjithë kjo në mënyrë që qytetarët të jenë të vetdijshëm se çfarë po ndodhë në shoqërinë tonë. Ata njerëz nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë. Jo se ne nuk e dimin se çfarë bënte bashkimi kriminel i Nikolla Gruevskit por dëshironim të dëgjojmë mendimet e tyre në mënyrë autentike”
Sllagjana Taseva nga Transparency Maqedoni e cila së bashku me shoqatën Lupa e Gjelbërt së fundmi publikoi një libër me 12 raste të montuara politikisht, tha se ekzistojnë indikacione serioze dhe madje edhe prova për procese të caktuara gjyqësore të cilët janë zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe doemos ato duhet ti nënshtrohen rigjykimit.
Sllagjana Taseva, Transparency Maqedoni
”Institucionet që e kanë punë luftimin e krimit, duhet të nisin menjëherë punën e tyre. Në qoftë se kemi njohuri, indikacione ose dokumente për raste të caktuara, kjo mund të jetë pikë kthese në ndonjë rast poqëse ka indikacione se procesi është zhvilluar që në start me shkelje ligjore dhe korrupsion…Në këto raste janë zbatuar dënimet më të rrepta në mënyrë që të arsyetohet bashkimi kriminel të cilin ne nuk kemi mundur ta shohim në shumicën e lëndëve”
Zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski u zotua për reforma rrënjësore në gjyqësor dhe tha se do të bëjë maksimumin që të persekutiarit politik të kenë qasje deri tek institucionet ku mund të ekzistojnë prova të reja dhe nëse në një rast del një provë e re, ezkiston mundësia e rigjykimit.
Oliver Ristovski, zëvendësministër i Drejtësisë
“Ndoshta prej jashtë duket se kjo po shkon ngadalë, por është e vështirë që për dhjetë muaj të ktheni në normalitet diçka që është ndërtuar për 11 vite. Qeveria do të bëjë të gjithë përpjekjet që të gjithë institucionet tu lejojnë qasje deri tek provat e mundshme të cilat mund tu shërbejnë në procedurat e mëtejme me çka hapet mundësia për rigjykim”
Ristovski tha se gjashtë dhjetë viteve të fundit në mënyrë statistikore do dalin qindra raste të montuara politike por se në këtë rast duhet shikuar nga prizmi njerëzor, se bëhet fjalë për fate njerëzisht të cilëve iu ka shkatërruar jeta. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/