Pas skandalit me librin fyes, suspendohet drejtuesi i sektorit për rini dhe sport. Drejtori i Agjencisë Darko Kaevski shfajësoi veten duke akuzuar komisionin lidhur me skandalin me përmbledhjet me poezi të cilat ishin me përmbajtje ofenduese dhe diskriminuese, posaçërisht për shqiptarët.
Komisioni kishte për detyrë të bëj selektimin e poezive të arritura, përgjegjësinë për zgjedhjen e kryer e mbajnë anëtarët e saj – tha Darko Kaevksi, Drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.