Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Autizëm, studentët e logopedisë organizuan një fushatë sensibiulizuese nëpërmjet të cilës njoftuan qytetarët me simptomat e kësaj sëmundje dhe diagnostifikimin me kohë.
Shumica e qytetarëve nuk ishin në dijeni për autizmin si sëmundje. Nëpërmjet broshurave informuese logopedët e ardhshëm tregua se di duhet të trajtohet kjo kategori e ndjeshme e cila është e varur nga kujdesi i të tjerëve.
“Ne si logopedë kemi vendosur të bëjmë një organizim të këtillë duke shpërndarë dhurata për fëmijët dhe duke i pyetur njerëzit se çfarë dinë ata rreth autizmit, a kanë njohuri, i kemi pyetur kalimtarët a jeni prindër, a e dini çfarë është autizmi dhe a keni parë fëmijë me autizëm… Një pjesë e tyre e dinin çfarë është autizmi, por pjesa dërmuese nuk e dinin”,- deklaroi studenti i logopoedisë.
“Fëmijët me autizëm në vendin tonë nuk kanë asnjë lloj mbështetje”,- theksoi studenti i logopedisë.
Për fat të keq, fëmijët autikë nuk e marrin kujdesin e duhur shëndetësor dhe social për shkak të mungesës së shërbimeve të përshtatshme, por edhe për diagnostikimin jo të saktë dhe të vonë të këtyre fëmijëve.
“Ne mundohemi gjithmonë të bëjmë diçka në lidhje më këta fëmijë, do mundohemi të hapim edhe qendra ku do mund të drejtohen këta fëmijë, por nuk është qëllimi vetëm të hapen qendra private, por këta fëmijë të orientohen nëpër qendrat shtetërore”,- theksoi studenti i logopedisë.
Dy prilli është caktuar si Dita e Autizmit nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.
Sipas shkencëtarëve, njerëzit autistë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm.
Ekzistojnë disa lloje autizmi, mirëpo dy sindrome janë më të zakonshme, Asberger dhe Kaner.
Me autizëm të llojit Asberger ishin të prekur edhe disa shkencëtarë me famë botërore, si Albert Ajnshtajn, Isak Njutni, Thomas Edison, Henry Cavendish dhe Carls Darvini.