Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, në një intervistë për Almakos ka folur për strategjinë e tij lidhur me urbanizimin e lagjeve sub-urbane shqiptare në pjesën veriore të qytetit.
Shilegov zbulon projektet që planifikon t’i realizojë në pjesën shqiptare të Shkupit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do ta përmirësojnë jetën urbane të banorëve të atjeshëm.
Ai ka prezantuar edhe planin për lidhjen e ngrohtores Shkup Veri me rrjetin e përbashkët të qytetit, i cili vitin e ardhshëm konsumatorit do t’i ofrojnë çmime më të lira për ngrohjen e objekteve të banimit.
Sa për qind e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Shkupit ende është me gypa të asbestit, të cilat dyshohet se janë kancerogjen?
Për këto dhe shumë çështje tjera me interes për shkupjanët, në vazhdim ndiqni bisedën me krye-bashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov.