Martesat e të miturve ende janë të pranishme në Maqedoni edhe pse tashmë jemi në shekullin 21.Për parandalimin e lidhjes në martesë të të mirutve, Qeveria e Maqedonisë ka pranuar Iniciativën e Avokatit të Popullit për ndryshime në Ligjin për Familje, Kodin Penal, dhe Ligjin për Arsim të mesëm.
“Këto ndryshime do të rregullojnë bashkësinë martesore për të miturit, pra, qëllimi është të sanksionohen rastët kur personi ka lidhur martesë më minoren/e 16 vjeçare dhe jo 18 vjeçare, me dha pa pëlqimin e kujdestarit. Në këtë drejtim prindërit do të obligohen që të paraqesin rastin kur fëmijët e tyre ndërpresin arsimimimin për të lidhur martesë”- thuhet në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2017.
Lidhja e martesave në moshë të hershme është cilësuar si një problem global dhe jo vetëm në Maqedoni ku më së shumti pre e këtyre martesave janë vajzat, të cilat rrezikojnë shëndetin, ndërpresin arsimimin.
Sipas të dhënave të Enti Shtetërorë për Statistikë që përfshijnë tre vjetët e kaluara, numri i martesave në moshë të hershme është ulur, por një fenomen i tillë vazhdon ende të jetë prezent në Maqedoni, 22% tek romët, 6% tek shqiptarët dhe 2 % tek maqedonasit.
“Në vitin 2014 janë martuar 13 meshkuj dhe 163 femra të moshës nën 18 vjet. Në 2015 janë martuar 5 meshkuj, ndërsa 135 femra të moshës nën 18 vjet, ndërsa vitin 2016, nën moshën 18 vjeçare janë martuar 7 djem dhe 119 femra”-thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë e Maqedonisë.
Ligji aktual për familje, neni 16, thotë se gjykata kompetente mundet nëpërmjet një procedure të veçantë të lejojë martesën e personit qe ka mbushur 16 vjet vetëm nëse vërteton se personi ka arritur pjekuri trupore dhe shpirtërore për kryerjen e të drejtave dhe obligimeve që i sjell martesa, pas marrjes paraprake të mendimit nga Shtëpitë e Shëndetit dhe ndihmës profesionale të Qendrës për Punë Sociale.
Në vitin 2017 numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë shënon rritje për 7.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti 2016, pra janë lidhur 3447 martesa, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë, pothuajse dyfish më shumë rritje në periudhën e njëjtë shënojnë edhe divorcet.
Lidhja e martesës më minoren paraqet vepër penale, sipas ligjit të Republikës së Maqedonisë, sipas nenit 197 të Ligjit Penal, ku për të rriturit që lidhin martesë me të mitur, parashihet dënim prej tre muaj deri në tre vjet. Sipas ligjit,dënim i njëjtë parashihet edhe për prindin e të miturit, i cili ka lejuar realizimin e një martese të tillë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com