Sot bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, është djegur vetura “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, pronë e O.P.(44) nga Shkupi. /Gazeta Lajm/
Në datën e njejtë, është pranuar paraqitje për djegie të veturës “Nissan Navara” me targa të Shkupit në bulevardin “Jane Sandanski”, saktësisht në vend parkimin e QT “Tri Perla”, që sipas regjistrit të MPB-së, vetura është e blerë nga Lj.T.(59) nga Shkupi. Policia po ndërmerr masat e duhura për zbardhjen e plotë të rasteve.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për veturën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Lupço Todorovski – Radnik, i cili konsiderohej si bashkepunetor i afert i Gruevski, Mijallkovit dhe Jankullovskes./FAKTE.Net