Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është shprehur se, partia të cilës i takon ai ka kontribuar në rrëzimin e regjimit të kaluar, por se njërëzim që kanë kryer kime akoma nuk kanë përfunduar në burg, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Sedi a mund të besoj dikush në shtetin e së drejtës, kur Boban Ilici është i lirë, njeriu i cili para kamerave e shkeli një fëmijë dhe prindërit e tij. Nuk e di a mund të quhet shtet i së drejtës kur një ish-kryeministër, të cilin të gjithë e kemi dëgjuar se cfarë keqpërdorime ka bërë sot është I lirë. Sedi a mund të quhet shtet i së drejtës kur një njeri që e shpëtoi Ziadin Selën është në burg, kurse Boban Ilici është në liri. Mukovski, Cavkovi, unë ju garantoj se është marrëveshje mes VMRO dhe LSDM-së dhe se ata do të lirohen. Kjo është dramë, kjo gjyqësi është e turpshme dhe skandaloze”, është shprehur Taravari.
Ai është shprehur se, Aleanca për Shqiptarët kanë dhënë një kontribut të cmueshëm një zgjedhjet e kryetarit të Parlamentiti, kuadër shqiptar, si dhe në përgatitijen e ligjit për gjuhët, i cili avanson përdorimin e shqipes.
Taravari ka shprehur kritika për kryeministrin, Zoran Zaev, i cili sipas tij është transformuar nga ai që pretendonte para zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë.