Para dy viteve 57 për qind, tani 71,5 për qind e grekëve nuk pranojnë emër të përbërë me termin e përfshirë Maqedoni, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i vitit 2016 dhe 2018 të zbatuara nga fondacioni për politikë të jashtme ELIAMEP. Një pjesë e rezultateve tashmë janë publikuar në gazetën “Katimerini” në shkurt, siç publikoi MIA, ndërsa tani hulumtimi i tërësishëm u prezantua në konferencën në Athinë.
Në pyetjen: Cilën zgjidhje do ta pranonit për emrin e vendit fqinj?” në hulumtimin e zbatuar në janar të këtij vitit 22,5 për qind janë përgjigjur emër i përbërë, 71,5 për qind nuk pranojnë emër me termin Maqedoni, ndërsa 6 për qind kanë thënë nuk kanë ditur apo kanë refuzuar të përgjigjen. Në vitin 2016, në çështjen e njëjtë, në suaza të hulumtimit të njëjtë, përqindja e atyre që nuk e pranojnë termin Maqedoni ishte 57 për qind, ndërsa për emër të përbërë ishin 38 për qind nga të anketuarit.
Lidhur me atë sa është e rëndësishme zgjidhja urgjente e emrit, 53 për qind janë përgjigjur se është shumë me rëndësi, ndërsa megjithatë para dy vjetëve, ky numër ka arritur 58 për qind.
Vetëm një prej dy grekëve e dinë se qëndrimi zyrtar i Qeverisë greke është emër i përbërë, ndërsa megjithatë, një prej treve ka informacion të gabuar, mendojnë se qëndrimi zyrtar nuk është emër i përbërë.
Hulumtimi u zbatua prej 23 deri më 25 janar të këtij vitit nga Universiteti i Selanikut Maqedonia dhe fondacioni për politikë të jashtme ELIAMEP, ndërsa kanë marrë pjesë 1.071 persona.
Joanis Armakolas, profesor në Universitetin e Selanikut, Maqedonia dhe shef i programit për Evropën Juglindore në fondacionin grek për politikë të jashtme ELIAMEP, gjatë bisedës me korrespondenten e MIA-s nga Athina, lidhur me qëndrimin radikal të shumicës greke për dallim prej para dy viteve, thotë se periudha kohore në të cilën u zbatua hulumtimi, luan rol të rëndësishëm, njëjtë siç luajnë rol edhe protestat.
“Në vitin 2016 hulumtimi u zhvillua në periudhën kur çështja ishte aktuale në dialogun publik, në jetën publike, për këtë atje janë pak më të relaksuara mendimet. Hulumtimi i ri ishte në periudhën e negociatave, të konsultimeve të intensifikuara. Ishte menjëherë pas protestës në Selanik, që do të thotë se edhe kjo luajti rol dhe në një farë mënyrë e shohim, sipas mendimit tim, pasqyrën e vërtetë. Në të njëjtën kohë është e qartë se nuk është bërë ndonjë punë e duhur në përgatitjen e mendimit publik në dy vitet e fundit”, thotë Armakolas i cili njëherit, në konferencën në Athinë i prezantoi rezultatet.
Profesori grek, vlerëson se mendimi publik i grekëve nuk është i gatshëm për kompromis me emër të përbërë që do ta përfshinte edhe termin Maqedoni.
“Nuk është përgatitur opinioni publik, ndërsa rol të madh do të luajë ajo nëse opozita do të bashkëpunojë. Nëse bashkëpunon opozita, në mënyrë aktive dhe të vërtetë dëshiron të ndihmojë të arrihet zgjidhje, atëherë mendoj se edhe mendimi publik në masë të madhe do ta ndjek. Por për këtë duhet bashkëpunim dhe besim mes qeverisë dhe opozitës, diçka që, jo vetëm që nuk ekziston, por marrëdhëniet janë pothuajse armiqësore. Kjo është edhe një arsye për shkak të së cilës edhe nuk jam optimist”, komenton profesori Armakolaps.
Lidhur me atë çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet ky qëndrim negativ i qytetarëve në Greqi, profesori thotë se “dialogu publik është shumë i hapur në Greqi, posaçërisht ndaj atyre me të cilat vendi ka dallime apo mospajtime”, dhe duhet sërish të flitet për atë se çfarë janë marrëdhëniet diplomatike.