Pas lajmit për poezitë e publikuara nga Agjencia për të rinj dhe sport, me përmbajtje albanofobe dhe seksiste, nga kjo Agjenci shtetërore kanë reaguar duke u arsyetuar për këtë veprim të turpshëm dhe ofendues ndaj qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Agjencia për të rinj dhe sport distancohet nga përmbajtjet diskriminuese dhe vlerëson se është e pahijshme. Në vijim është hetim për vërtetimin e fakteve dhe shkaqeve që kanë sjellë në publikimin e përmbajtjeve të këtilla, pas çka publiku do të informohet për masat dhe përgjegjësinë që do të ndërmerret.”