31 March 2018 / 14:45
Ekspertët vlerësojnë se për herë të parë në historinë e negociatave për emrin, në raundin e mbrëmshëm dy palët kuptuan esencën e çështjes. Ish ambasadori, Gjorgji Filipov thekson rëndësinë e rritjes së vetëdijes se koston e zgjidhjes së emrit, të dy palët do ta paguajnë njësoj.
Është mirë që të dy palët thonë se ka përparim në negociata qoftë edhe minimal. Unë do të thosha se ky përparim është më i madh se sa që mendojnë ata. Sepse për herë të parë ata ndodhen në një situatë ku e kuptuan realitetin e problemit. Ndoshta tingëllon naive. Megjithatë ata për herë të parë kanë ardhur në një situatë në të cilën është rritur vetëdija edhe te njëra edhe te pala tjetër për seriozitetin e çështjes për të cilën duhet të gjejnë zgjidhje, vetëdija se zgjidhja do të jetë njësoj e dhimbshme dhe njësoj e gëzueshme për të dy palët – deklaroi ish ambasadori Gjorgji Filipov.
Por çfarë pas negociatave të Vjenës?
Duhet të sillen përfundime të caktuara, të sillen disa vendime për çështje të caktuara, konsultime me bazën, sepse duhet të konsultohen shumë faktorë edhe në njërin edhe në shtetin tjetër, në mënyrë që përfundimisht të ecet edhe një hap më tutje. Optimizmi jep bazë për përparim të suksesshëm edhe më tej në negociata – u përgjigj ai.
Për ish ambasadorin, Filipov dëshmi për rritjen e vetëdijes së palëve mes tjerash është edhe reagimi i sinkronizuar i dy ministrive të jashtme pas publikimit të disa informacioneve në media rreth pikave për të cilat pretendohet se është arritur marrëveshje dhe të cilat ata i konsideruan spekulime.
Anesa Salihi