Bukuria e Gjykatës Penale do të vijë nga brenda, porositi kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev, në hapjen e objektit të ri të Gjykatës Penale. Xholev deklaroi se pret që ndryshojë perceptimi i qytetarëve për drejtësinë dhe gjykatat në vend dhe gjykatat të bëhen garantues i drejtësisë.
“Gjykata Penale u bë edhe me objekt të ri. Ndërtesa ka 25 salla gjyqësore, përmes 100 zyra, garazhë nëntokësore dhe sistem bashkëkohor për mbikëqyrje dhe teknikë kompjuterësh. Unë do të thoja, bukuria vjen prej brenda, e jo nga jashtë. Gjykata e re bukurinë do ta krijojë nga brenda. Ne të punësuarit në gjykatë duhet ta ndryshojmë perceptimin për gjykatën dhe qytetarët ta deklarojnë si gjykatë të drejtësisë. Të pafajshmëve t’u mundësohet drejtësia dhe të dënohet krimineli. Kemi ndërtesë të re, për fillim të ri”, tha Xholev.