Zëvendës revizori kryesor shtetërorë i Maqedonisë bashkë me ndihmësin e revizorit kryesor Maksim Acevski dhe revizorin Orhan Adem kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Kosovë ku kanë realizuar takim me Auditorin e përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.
Në takimin e dy delegacioneve është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy institucioneve supreme të auditimit, dhe formalizimin e këtij bashkëpunimi me një marrëveshje bilaterale.
Në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Entit shtetëror për Revizion të Maqedonisë ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.