Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisē në Shkup, Thomas Gerberich, ndërsa temë bisede gjatë takimit kanë qenë situate politike në vend, Ligji për përdorimin e gjuhëve, zhvillimet në Kuvend, çështja e emrit si dhe integrimi në NATO dhe BE.
Ahmeti ka theksuar që Ligji për përdorimin e gjuhëve është në dobi të vendit dhe ky ligj në asnjë mënyrë nuk cenon gjuhën maqedonase, dhe ka kërkuar që të ndalojnë me propagandën për qëllime të politikës ditore si dhe të japin kontributin e tyre në rrumbullaksimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit.
Në lidhje me zgjerimin e shumicës parlamentare, Ahmeti ka thënë që akoma nuk i ka filluar bisedimet me kryeministrin me të cilin duhet të takohet, por që së pari do shihen përcaktimet politike dhe ideologjike të aspirantëve për t’iu bashkangjitur shumicës reformuese parlamentare.
Gjithashtu para ambasadorit Gjerman, Ahmeti ka nënvizuar pritshmërinë për marrjen e rekomandimit të plotë për nisje të negociatave me Bashkimin Evropian më 17 prill, ndërsa ka falenderuar Kancelaren Merkel për mbështetjen në tejkalimin e çështjes së emrit me Greqinë ku e ka veçuar si pengesën më të madhe në rrugën drejt NATOsë dhe BE-së. /tv21/