Shefajet Hajdari nga Gjykata e Apelit në Gostivar është pjesë e Këshillit për monitorimin e reformve në gjyqësi me të cilin kryeson kryeministri, Zoran Zaev, përcjell FLAKA.
Ky Këshill sot ka mbatur seancë në Qeveri ku është prezentuar Draft Rregullorja e Punës e Këshillit.
Përveç Hajdarit shqiptarë tjerë të Këshillit janë: Ministri i Drejtësisë në dorëheqje, Bilen Saliji; Avokati i Popullit Ixhet Memeti; Kryetar i Asociacionit të Gjyqtarëve, Gjyqtar i Gjykatës Supreme Xhemail Saiti; Ilir Sulejmani, Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 2 – Shkup; Dr. Besa Arifi, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Evropës Juglindore; avokati Ibrahim Bajrami nga Tetova dhe Xhelal Bajrami nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. FLAKA