Banorët e vendosur në rrugën “12” në Sonje të Epërme, Komuna Sopishtë, nesër prej orës 9 deri në 15 do të jenë pa energji elektrike.
Në periudhën prej orës 9 deri 11 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Pehçevska” numër 20 dhe rrethina në Komunën Gazi Babë.
Pa furnizim me energji elektrike prej orës 9:30 deri në ora 13 do të jenë një pjesë e banorëve të rrugës “23 Tetori” (ish-Vladimir Komarov) nga numri 10 deri te numri 19 afër marketit “Tineks” dhe Vuçko Kompani në Komunën Aerodrom.
Nga ora 8:30 deri në ora 14:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e rrugës “Vostaniçka ” nga numri 60 deri në 140, një pjesë e rrugës “Përzhinë” nga numri 24 deri në 34 dhe rruga “Rillski Kongres” në komunën Kisella Vodë. Nga ora 8:30 deri në 15 pa rrymë do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Lubin, komuna Saraj.
Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të caktuara teknike në rrjetin elektrik distributiv.