Qeveria dhe partnerët e koalicionit aktualisht po bëjnë analiza lidhur me përfshirjen e partive tjera opozitare në qeveri…
Por, Lika tha se kjo nuk korrespondon me dorëheqjen e Bilen Salijit nga posti i ministrit të Drejtësisë, pasi shumë shpejt do të propozohet një emër tjetër nga BDI për këtë dikaster.
“Jemi në bisedime e sipër për të bërë zgjerim, për të parë njëherë a është e nevojshme zgjerimi i koalicionit, varësisht prej platformave që kanë partitë tjera, që për momentin janë opozitare, përveç VMRO-së. Bisedimet zhvillohen dhe pastaj do të plotësohen edhe vendet që janë të zbrazura nëpër ministri, mirëpo kjo nuk do të thotë se do të ngelet për këtë çështje edhe Ministria e Drejtësisë, ne do të përpiqemi që sa më shpejtë të ofrojmë një kuadër tjetër për të plotësuar këtë vend”,- deklaroi zëvendëskryeministri për MO, Hazbi Lika.
Lidhur me harxhimet e ministrave shqiptarë, Lika tha se shpenzimet janë bërë nga ana e gjithë administratës të punësuar nëpër ministritë, e jo vetëm të ministrit.
Zëvendëskryeministri Lika njëherit bëri të ditur se është bërë një plan konkret për sistematizimin e 1600 administratorëve shqiptarë.