Të mos bëhej fjalë për çështje të ndjeshme kombëtare do të flisnim për farsë, komenton liderja e Lëvizjes për Ndryshime dhe kryetare e PASOK-ut, Fofi Genimata, në deklaratën me shkrim pas qëndrimeve të paraqitura të partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos për atë se do të bëjë gjithçka që termi “Maqedonia të mos përfshihet në emrin e vendit tonë.

Genimata, konkludon se askush nuk mundet të ketë besim në Qeverinë aktuale greke, lidhur me çështjet për politikën e saj të jashtme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Para disa ditëve zotëri Ciprasi paralajmëroi se Qeveria pranon Maqedonia e Epërme si emër për IJRM-në. Sot ministri i Mbrojtjes deklaroi se në çfarëdo qoftë mënyre do ta pengojë përdorimin e termit Maqedonia. Por, duke e mbajtur deri në fund kolltukun ministror. Nëse nuk bëhej fjalë për çështje të ndjeshme kombëtare do të flisnim për një frazë pashije dhe komike. Konkluzion: Askush nuk mund të ketë besim në këtë Qeveri për udhëheqjen e çështjeve tona kombëtare”, komenton Genimata.