Gjykata Supreme pranoi ankesat e të dyshuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar, me çka ndryshoi masën nga paraburgim në arrest shtëpiak për ish shefin e DSK-së Mitko Çavkov dhe deputetët Sasho Vasilevski dhe Kërte Mukoski. Të lartpërmendurit në çdo moment pritet të lirohen nga Burgu në Shutkë.
Përveç tyre, në arrest shtëpiak lëshohen edhe të dyshuarit Munir Pepiq, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Mitre Pitropovski. Të dyshuarit Zaharie Simovski, Ilia Slavevski, Gorance Angjelovski, Vlatko Trajkovski dhe Viliam Mihajlovski mbetën në paraburgim. Për të dyshuarit Lupce Dimovski, Igor Durulovski, Johan Traçullovski dhe Elena Docevska Bozhinovska ndaj të cilëve kishte masa të arrestit shtëpiak, u caktua masa e kujdesit dhe u obliguan me paraqitje një herë në javë nëpër gjykatat më të afërta.
Masat e caktuara
Arrest shtëpiak:
Munir Pepiq,
Dushko Lazarov,
Goran Gjoshevski,
Oliver Popovski dhe
Mitre Pitropovski
Paraburgim:
Zaharie Simovski,
Ilia Slavevski,
Gorance Angjelovski,
Vlatko Trajkovski dhe
Viliam Mihajlovski
Masa e kujdesit:
Lupce Dimovski,
Igor Durulovski,
Johan Traçullovski dhe
Elena Docevska Bozhinovska
Ish shefi i DSK-së, funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së dhe organizatorë të protestës “Për Maqedoni të përbashkët” u arrestuan dhe u paraburgosën në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ata akuzohen për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues” për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, Çavkov I dyshuar si ish shef i Byrosë për Siguri Publike kurse deputetët për bashkëpunim dhe udhëheqje të turmës brenda në Kuvend.
Valmira Zendeli