Këtë javë fillojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Këtë e paralajmëroi kryeministri I Maqedonisë Zoran Zaev, I cili tha se nëpërmjet bisedimeve me partitë tjera politike dhe zgjerimit të shumicës parlamentare kanë për qëllim sigurimin e mbështetjes më të gjërë në procesin reformues. I pyetur lidhur me ndryshimet e pozicioneve dhe të ministrive, Zaev tha se janë shumë larg nga këto punë.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË
“Jemi shumë larg nga këto punë, idea është që fillimisht të zgjerohet shumica parlamentare për dy arsye. Arsyeja e parë është të forcohet stabiliteti i saj në funksion që deputetët më shumë kohë të kalojnë edhe me zgjedhësit e tyre, më qytetarët. Ata tekstualisht janë të bllokuar këtu. Puna e dytë është për shkak se vijojnë vendime serioze të mëdha në Republikën e Maqedonisë, para se gjithash mendoj në reformat, më tej në zgjidhje të problemit që Greqia ka me emrin tonë kushtetues.”
Zaev tha se do të bisedohet me të gjitha partitë opozitare të cilët kanë deputetë në Kuvend, ndërkaq hapi I dytë është që të mendohet rreth ndarjes së resorëve dhe zgjedhjet kadrovike. Për këtë, Zaev mbrëmë i informoi edhe anëtarët e Këshillit qendror të LSDM-së.
Paraprakisht Zaev pati deklaruar se do të bisedohet me të gjitha partitë me përjashtim vetëm të VMRO-DPMNE-së.
Kujtojmë që ditë më parë dha dorëheqje Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji, që në opinion u komentua se është një hapje e rrugës për rikonstruimin e Qeverisë. Nga Qeveria nuk pranuan të lidhin dorëheqjen e tij me reformatimin e përbërjes Qeveritare duke e cilësuar atë si një akt personal të Salijit, për shkak se ndjen përgjegjësi për rastin e Almirit, por zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, as nuk e përjashtoi mundësinë që ministri i ri i drejtësisë të zgjidhet gjatë riformatimit.
Ajnur Bafqari /SHENJA/