Kryeministri Zoran Zaev thekson se bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë janë akoma larg epilogut.
“Ideja është që të zgjerojmë shumicën parlamentare për dy arsye; e para të forcojmë shumicën me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë të kalojnë me zgjedhësit e tyre, pra qytetarët. E dyta është për shkak të hapave serioz që na presin, para se gjithash reformat, çështja e emrit. Në të njëjtën kohë priten vendime të rëndësishme ekonomike. Pranvera është periudhë e rëndësishme për zhvillimin e operativave ekonomike dhe shumë vendime të tjera. është çështje e dytë ajo se cilat dhe çfarë resorësh do të ndryshojnë” – tha Zoran Zaev, Kryeministër.