I tërë Ligji për gjuhët duhet të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias dhe jo vetëm një pjesë e këtij Ligji. Kështu ka porositur ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në një intervistë për “24vesti”, ku ka shtuar se duhet implementuar të gjitha vërejtjet e këtij komisioni. Zhbogar ka folur edhe për procedurën me të cilën është sjell ky Ligj, dhe ka thënë se ajo është punë e institucioneve.
Samuell Zhbogar, ambasador i BE-së
“Jam takuar me presidentin Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Që të dytë mi treguan qëndrimet e tyre dhe argumentet. Ligji për gjuhët nuk është prioritet evropian, por është ligj i cili është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Komisari Hahn tha se nuk është pjesë e reformave, por e ka përkrahur ligjin”
Sa i përket çështjes së emrit, Zhbogar tha se BE i inkurajon fuqishëm Maqedoninë dhe Greqinë që të gjejnë zgjidhje. Megjithatë ai shton se BE nuk do të kyçet drejtpërdrejt në bisedimet, por është aty për të ofruar ndihmë në rast nevoje.
Samuell Zhbogar, ambasador i BE-së
“Dëshirojmë që të ketë zgjidhje për çështjen e emrit para Samitit të NATO-së. Shpresojmë që të dyja palët do ta arrijnë këtë. Shohim se në këtë moment të dyja palët janë mjaft të përkushtuar që të zgjidhet ky problem dhe të mundësohet avancimi për qytetarët”.
Zhbogar po ashtu ka thënë që shpreson në rekomandim të pakushtëzuar për fillim të bisedimeve për Maqedoninë, duke shtuar se për datën vendosin vendet-anëtare. Ai ka thënë se Komisioni Evropian është i kënaqur me reformat edhe pse, siç thekson ai, një pjesë e gjërave po zhvillohen ngadalë. Vërejtjet më të mëdha janë përzgjedhjet kadrvoike, të cilat nuk po bëhen sipas sistemit meritor.
Ambasadori Zhbogar gjithasthu ka porositur të gjitha partitë politike se vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale për ngritjen e aktakuzave është diçka që patjetër duhet të bëhet.
Enis Murtezi /SHENJA/