Rritet numri i personave të kualifikuar që janë pa punë. Edhe pse përqindja e papunësisë në mënyrë të vazhdueshme ulet, rritet numri i doktorëve të shkencave dhe magjistrave që presin punë. Të dhënat e Agjencisë për punësim tregojnë se në tregun e punës për momentin punë kërkojnë 33 doktor shkencash dhe 919 magjistra, informon Koha. Mbi 12 mijë persona nga numri i përgjithshëm i
personave pa punë në Maqedoni janë me fakultet, derisa 1653 janë me shkollë të lartë. Sipas Agjencisë për punësim për momentin në tregun e punës ka 7.180 vende të lira pune, ndërsa më së shumti kërkohen pastrues, shitës, punëtorë të thjeshtë dhe kamerier, ndërkohë që përqindja e papunësisë në Maqedoni në kuartalin e tretë vitin e kaluar ka rënë në 22.1%, përkatësisht 211.363
persona të Maqedonisë janë ende pa punë. (A.Xh)
Data 25.02.2025
Aktuale
- MMJPH: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme
- VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë
- Macron: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet në javët e ardhshme
- DAP: Sot është afati i fundit për paraqitjen e tatimit nga kompanitë
- Misteri i vdekjes së Leo Sadikut/ Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit, pritet t’i nënshtrohet autopsisë! Familja akuzon mjekët
- Transformimi i punës: A po zëvendëson inteligjenca artificiale punëtorët?
- Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
- Raportuesi i Parlamentit Evropian Tomas Vajc takime në Kuvendin e Maqedonisë