Me përgjigjen në pyetjen e korrespondentetes të MIA-s nga Brukseli, se dëshiron që herën tjetër të prezantohet si gazetare nga Maqedonia e Epërme, Cipars, sipas Demokracisë së Re ka konfirmuar sa me “papërgjegjësi dhe sipërfaqësisht udhëheq me çështjet kombëtare”.
Partia opozitare greke, përmes kumtesës ka reaguar dhe ka kërkuar nga Aleksis Cipras të bëhet serioz dhe t’i kuptojë përgjegjësitë e tij kombëtare.
“Me përgjigjen e papërgjegjshme deri te gazetarja e Shkupit, duke dëshiruar që herën tjetër kur do të takohen ta prezantojë Maqedoninë e Epërme, Cipras për fat të keq konfirmon sa pa përgjegjësi dhe sipërfaqësisht personalisht ai dhe Qeveria i udhëheqin çështjet tona kombëtare”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare greke.