Organizatorët e protestave për Almir Aliun e konsiderojnë të vonuar reagimin e prokurorëve shqiptarë. Visar Vishka, njëri prej organizatorëve në emisionin e fundit të Click Plus (tv21) për rastin në fjalë, ka ngre me të drejtë një çështje që tangon opinion tashmë një kohë të gjatë: Çfarë kanë mundur të bëjnë prokurorët shqiptarë, pse aq shumë kanë pritur që të dalin me reagim? Vishka ka komentuar edhe dorëheqjen e ish ministritë të Drejtësisë Bilen Saliji, shkruan gazeta Lajm.
“Është e vonshme dorëheqja e Bilen Salijit, njëjtë si puna e prokurorëve shqiptarë. Ne me muaj flasim se, nëse ne kemi dijeni se është nënshkruar që moti rikualifikimi, paramendoni, një ministër dhe disa prokurorë heshtin tanë kohën dhe presin që të vijë deri te protesta dhe pastaj dalin, kinse ja edhe ne po bëjmë dicka”, ka deklaruar mes tjerash Vishka.
“Cfarë kanë mundur të bëjnë këta prokurorët tanë shqiptarë edhe pse nga gjithë informatat tona , ka prokurorë në Këshillin republikan që s’kanë asnjë ditë si prokuror, por janë futur aty partiakisht, pa asnjë dijeni. Çfarë kanë mundur të bëjnë? Ne e kemi dëgjuar se me telefona rregullohen gjërat. Dhe, nëse nuk shkojnë punët si duhet, ata sigurisht mund të ngrejnë një telefon dhe ta thirrin shefin e tyre dhe t’i tregojnë si shkojnë punët- është bërë padrejtësi për shqiptarët. Nëse nuk kanë mekanizma juridike, që ta ndalojnë këtë mbivotim, kanë pas mekanizma politike. Për ta shpëtuar veten ata gjejnë mekanizma për ta shpëtuar veten, por kur vjen puna te njerëzit e thjeshtë, nuk e prishin rahatinë. Këta reagime kanë marrë fund”, ka thënë mes tjerash në po të njëjtin emision Vishka.
Ai kujton opinionin se tashmë si organizatorë, nuk u intereson më Boban Iliq.
“Ne tash kërkojmë përgjegjësi penale, duke filluar nga prokurorja Kusigerska, nga gjyqtarja Maja Denkovska dhe të gjithë që kanë thyer ligjin. Ne do të përgatisim aktpadi dhe do t’a çojmë deri në fund. Sepse, vetëm në këtë mënyrë ne mund ta rikthejmë këtë nga fillimi. Ne Almirin nuk mund ta kthejmë, por nëse për herë të parë në Maqedoni dënohet një prokuror, nëse për herë të parë dënohet një gjyqtar- shkon në burg, atëherë do të fillojnë reformat”.
Nga ana tjetër ky është reagimi i katër prokurorëve shqiptarë, për të cilën Vishka është decid se është i vonshëm.