Dy persona dyshohet të kenë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën Sopot-Sushevë në 4 mars të vitit 2003, ku vdiqën dy ushtarë polak të KFOR-it, si dhe një përkthyes – shtetas i Maqedonisë.
Të dyshuarit janë nga Maqedonia, gjegjësisht nga një fshat kufitar i Komunës së Likovës, shkruan gazeta KOHA. Që të dy për momentin jetojnë jashtë Maqedonisë, njëri në Francë, ndërsa tjetri në një vend tjetër të Evropës.
Në drejtim të tyre janë duke u zhvilluar edhe hetimet e reja pas shpalljes së pafajësisë për 10 banorët e Sopotit, të cilët 15 vite me radhë u mbajtën pa të drejtë në burgjet e vendit. Motivi për vendosjen e minës mund të gjendet në afërsinë e personave të dyshuar me strukturat maqedone dhe serbe të sigurimit të asaj kohe.