Seanca e sotme për lëndën e PPS-së “Trajektorja” është anuluar për shkak të mungesës së avokatëve të palës mbrojtëse.
Një pjesë e avokatëve e të akuzuarve në rastin “Trajektorja” janë të angazhuar edhe në mbrojtjen e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku sot Gjykata e Lartë pritet të merr vendim nëse do t’u vazhdohet paraburgimi ose jo.
Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski ish zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore Ljupço Georgievski.