Familja Lipovica nga Shkupi jeton në kushte mjaft të rënda. Përveç kushteve të vështira të jetës, kjo familje përballet edhe me sëmundje të ndryshme. Më poshtë sjellim apelin për ndihmë kësaj familje që është shpërndarë në rrjetet sociale. Në këtë apel mund të gjeni edhe numrin e celularit të kryefamiljarit ku bamirësit mund të paraqiten për të ndihmuar.
“Selam Alejkum vëllezër dhe motra sa po erdhi ky mesazh kjo familje gjendet në Shkup. Kjo familje vëllezër dhe motra është në gjendje të vështirë. Vëllai Fatmir Lipovica është i sëmurë, po ashtu dhe fëmijët i ka të sëmurë. Hatri i fëmijëve më tha postoje vëlla që dikush të del të na ndihmon të ja sigurojmë fëmijëve një strehim diku. Ata të cilët kanë mundësi me ndihmuar, le të kontaktojnë këtë numër të telefonit: 071 816 983. Ju kisha lut për hir të Allahut shpërndajeni sa më shumë, ndoshta bëheni sebep e del dikush e i ndihmon”, thuhet në apelin e shpërndarë për ndihmë kësaj familje.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Bexheti: Punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore nuk janë në nivelin e duhur
- “Ku janë lekët?” – SPAK lëshoi 24 masa sigurie, pedagogu i Bujqësorit: Prej 25 vitesh kam një karrige që më gris rrobat! Laboratorët bosh, mungojnë letrat e printerët
- Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba
- KQZ miraton 63 mijë pako me vota nga diaspora, çfarë do të ndodhë me ato të refuzuara?
- Pas përpjekjeve për presion ndaj SPAK-ut, KLP shpreh shqetësimin: Qëndrojmë në mbështetje të Prokurorit Ols Dado
- Murtezani takoi eurodeputetin dhe raportuesin e PE-së për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc
- U ekzekutua 67-vjeçari në Kurbin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Ja motivi i krimit
- MMJPH: Akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë spekulime dhe pretendime të rrejshme