19 March 2018 / 18:55
Komisioni për zgjedhje dhe emërime, me shtatë vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” i konstatoi dorëheqjet e pesë anëtarëve të Komisionit Anti-korrupsion. Anëtari i BDI-së në këtë komision, deputeti Artan Grubi u bëri thirrje që edhe dy anëtarët e mbetur të anti-korrupsionit, të japin dorëheqje që ky komision të fillojë e të funksionojë ashtu siç duhet. Hari Llokvenec, gjithashtu anëtari Komisionit për emërime, tha se dorëheqja e dy anëtarëve të tjerë do të pranohet, por pasi që të formohet formacioni i ri i anëtarëve të anti-korrupsionit, me qëllim që ky institucion të mos mbet jashtë funksionit. Dorëheqja e pesë anëtarëve të Antikorupsionit erdhi pas raportit të revizionit, ku ishte zbuluar keqpërdorim i fondeve.