Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve miratoi propozim vendimin për shkarkimin e 5 anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, raporton Almakos.
” Sa i takon pikës sot, vërtojmë vendim që konstaton doreheqjen e anëtarëve të komisionit, mbeten edhe dy anëtar që s kanë dhënë doreheqje. Ju bej thirrje të japin menjëherë doreheqje. Ky Komisioni ëdhtë për parandalimin dhe jo mundësimin e korrupsionit, s’ ka mundësi që gjithë këto vite të mos ketë asnjë iniciativa ndaj kujdoqoftë politikanë, qofshin ata edhe nga partia ku bëj pjesë u në. Andaj i ftoj të japin dorëheqje në mënyrë që të mund të vazhdojmë më punën, t’i shkarkojmë dhe më pas të zgjedhim anëtarët e rinj.” tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Të gjithë anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve votuan “pro”.
Kuvendi i Maqedonisë në seancën e 38 plenare konstatoi dorëheqjet e anëtarëve të Komisionit Shtetërorë për parandalimin e Korrupsionit.
Me 60 vota “pro”, asnjë “kundër” apo “të përmbajtur” u konstatuan dorëheqjet e 5 anëtarëve të komisionit. Në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit tashmë mbeten edhe dy anëtarë të cilët nuk kanë ofruar dorëheqjet e tyre.
/Almkos.com
Evi Shkopi