Pas rikualifikimit të lëndës për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova dhe lirimin e vrasësit të tij Boban Iliq, babai dhe mbrojtësit e familjes Aliu, ende kanë shpresë se rasti do të kthehet në rigjykim.
Babai i katërvjeçarit të ndjerë Sedat Aliu, tha se është i pakënaqur nga vendimi i gjykatës, por megjithatë shpreson që në të ardhmen drejtësia sërish mund të vijë në vend. Derisa ka folur për mllefin e shfaqur edhe publikisht nga ana e familjarëve të Iliçit, Sadati ka thënë se me ato gjeste tregohet se ata mund të bëjnë diçka edhe më të keqe nese lihen në liri.
‘’Gjestin e tij nuk e kemi parë ne nuk ishim aty ishin disa protestues mirë po ai e ka treguar kulturën e tij kjo domethën atë që e ka bërë, mund të bëjë edhe diçka tjetër për këtë mos të frikohemi, mos presim diçka më të mirë prej tij, por vetëm gjëra më të këqija,’’ – tha babai i katërvjeçarit të ndjerë.
Avokati i familjes Aliu, Ibrahim Bajrami, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e gjykatës në këtë rast, si dhe nga gjestet e vëllait të Boban Iliqit. Ibrahimi paralajmëroi se do të bëjnë gjithçka në procedurat e mëtutjeshme që rastin ta kthejnë në rigjykim, raporton Almakos.
‘’Jemi shumë të shqetësuar për shkak të senzibilizimit të madhë që ka ky rast në opinion, në fund u vërtetua se këto as në ditën kritike nuk kanë pasur frikë, po as nuk patën frikë ta shprehin mllefin e vetë pas vendimit për rikualifikim të veprës penale për të ndjerin Almir Aliu.’’
‘’Pala jonë si palë mbrojtëse do të mundohemi që rastin ta rikthejmë në rigjykim duke nxjerrë edhe një herë të gjitha faktet dhe provat në një procedur gjyqësore të vërtetojmë veprën ashtu si është kryer vrasje me paramendim siç është paraparë që në fillim,’’ deklaroi Ibrahimi.
Mbrojtësi tjetër në “Rastin e Almirit”, Asmir Alispahiq konsideron se vrasësi i katërvjeçarit mund të shkaktojë dëme të tjera me lirimin e tij. Alispahiq bëri thirrje te institucionet të sanksionohet sjellja e tij.
‘’Po bëj një apel te organet shtetërore dhe gjestin që e bëri vëllai i Boban Iliqit para gjykatës të sanskionohen, që të mos lejohen të bëhen sjellje të tilla që në këtë moment e rëndojnë familjen Aliu, ku në këtë moment më e ndjeshme është nëna e djalit e cila gjithë këtë e sheh si të pabesueshme, ‘’ deklaroi Alispahiq.
Kjo tragjedi ka filluar kur i akuzuari Boban Iliq më 25 qershor të vitit të kaluar pas një zënke me babain e fëmijës, me veturën e tij e kishte goditur për vdekje katërvjeçarin, Almir Aliu. Me vendim të Prokurorisë Republikane rasti në fjalë u rikualifikua nga ‘’vrasje me paramendim’’ në ‘’aksident trafiku’’, pas këtij vendimi mbrëmë u lirua nga paraburgimi vrasësi Boban Iliq. Në këtë lëndë për veprën penale të kualifikuar si dhunë – ngarkohen Sedat Aliu babai i fëmijës, Samir Demiri dhe Abdulla Aliu.
Ky vendim nxiti reagime të shumta në opinionin publik, kështu deri më tani janë organizuar disa herë protesta kundër rikualifikimit të lëndës për këtë rast, dhe sërish një protestë tjetër është paraljmëruar për më 21 mars lidhur me këtë rast.
Arbnora Memeti
Almakos
![](https://almakos.com/wp-content/uploads/2018/03/IMG_7973-300x209.jpg)