Gjatë javës së kaluar (nga 5 deri më 11 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.980 të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 32 për qind krahasuar me një javë më parë ku u regjistruan rreth 2800 të sëmur nga gripi.
1209 persona të sëmur me grip janë të moshës 15 deri 64 vjeç. Numër më i madh i të sëmurëve me grip janë regjistruar në Shkup.
Deri më tani, në këtë sezon gjithsej janë regjistruar 21.100 raste të gripit.